Aktorja e njohur, Olta Gixhari ka ndezur studion e “Dancing With The Stars” me lëvizje provokuese dhe të nxehta.
Olta Gixhari ka imituar një lëvizje hot të konkurrentes së spektalkit, pasi Ilir Shaqiri i tha kësaj të fundit se nuk i pëlqeu mënyra se si lëvizi belin.
Në atë moment, aktorja, e cila është anëtare jurie e DWTS së bashku me Ilirin, ka vendosur të demostrojë lëvizjet në tavolinë.
Teksa ktheu të pasmet nga kolegu i saj, ajo nisi të bëjë twerk dhe iu drejtua: “Kështu bëhet?”.
Por Ilir Shaqiri nuk e kishte mendjen në atë moment pasi po diskutonte me konkurrenten dhe ktheu sytë nga aktorja në çastin që ajo përfundoi “performancën” e saj.
“Nuk e pashë? E bëre?”, iu drejtua ai Olta Gixharit. Por aktorja iu kthye duke iu përgjigjur: “E humbe” dhe u ul në karrigen e saj.
Situata krijoi konfuzion tek balerini, i cili shtoi: “Na mbytën performancat”, ndërsa nisën të qeshurat.