Një veprim i Olta Gixharit në ‘Dancing With The Stars’, bëri që të përmendej emri i moderatores Luana Vjollca. Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës nën ritmet e këngës ‘Gasolina’, Olta ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip.

Kështu ajo vendosi në Youtube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

Ky moment ishte publikuar nga faqja zyrtare në “Top Channel” me titullin: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën?“.

Luana ka postuar ditën e sotme disa foto të reja, ku me një shkelje syri ka shkruar: “mos ji një numër tjetër!”, postim i cili duket si një kunj për Oltën.