Familja e Ana Clara Benevides, admirueses që vdiq në shfaqjen e Taylor Swift më 17 nëntor në Rio de Janiero, morën pjesë në koncertin e fundit të këngëtares në Sao Paulo, Brazil.

Së fundmi, familja e të ndjerës ndodhej në një zonë VIP, të veshur me bluza me fytyrën e 23-vjeçares të printuar në pjesën e përparme. Nuk dihet ende nëse ata ishte ftuar personalisht nga ekipi i Swift, por këngëtarja ka zgjedhur që ti takojë në prapaskenë.

Tha se nuk kanë qenë mikesha, ja si reagoi Vesa për intervistën e partneres së ish-it
Kujtojmë që Benevides pësoi arrest kardiak në shfaqjen e yllit të popit në Rio de Janeiro para fillimit të koncertit.

Pas ngjarjes Taylor reagoi në rrjetin social “Instagramin” duke u shprehur e pikëlluar. Ajo tha se kjo ishte gjëja e fundit që kishte menduar se do t’i ndodhte kur vendosi ta realizojë turin e saj edhe në Brazil.