Pas lajmeve të publikuara në media se Partia Demokratike në Itali do të kërkonte përjashtimin e Edi Ramën nga Partia Socialiste Evropiane, ka reaguar kreu i qeverisë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se miqtë e PD-së italiane e kanë mohuar se kanë kërkuar që ta përjashtojnë. Por shton, kreu i qeverisë e djathta italiane, ka nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet. Sipas Ramës, këndvështrimi i tij i vetëm është vetëm përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë.
Reagimi i Ramës
Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet, pikërisht të njëjtën gjë thonë PD-të e shumtë të së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve.
Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë, duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Nëse kjo nuk është në të majtë në Itali, s’ka rëndësi, duket se nuk është as në të djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë.
(Më vjen keq që nuk mund të takohem me miqtë e mi italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse jam në Forumin e Paqes në Paris, por shpresoj që diskutimi mbi çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit do të nxjerrë në pah përgjigje e mirë, konkrete dhe e përbashkët që ‘Evropa e pret prej shumë vitesh tani’).