Jorgaq Thengjilli është 21-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e së dielës për aksidentin me dy të plagosur të ndodhur pranë kryeministrisë në Tiranë.
ABC News mëson se kjo nuk është hera e parë që i riu ka shkaktuar problematika në qarkullim pasi është ndëshkuar edhe më parë për për mosrregullim shpejtësie.
Gazetari Ervin Leka raportoi më herët se 21 vjeçari i është nënshtruar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike. Sakaq, arrestimi i Jorgaq Thengjillit është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.