Deputeti Bledjon Nallbati, i cili ishte protagonist në seancën plenare ku u përplas fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pasi po tentonte që t’i merrte kartën, thotë se reagimet e tyre janë një revoltë kundër mazhorancës, pasi u ka marrë të drejtat.
I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’, Nallbati pranoi se incidenti ndodhi në një moment gjaknxehtësie.
“Kur dikush kërkon fjalën në Kuvend kryetarja e Kuvendit duhet t’ja japë fjalën. Vajta dhe i hoqa kartën Sinajt. Ishte një moment gjaknxehtësi. Ta kisha seriozisht, e kisha përplasur poshtë tavolinës. Nuk kam pasur fare synim të përplasem fizikisht. Kisha një komunikim me Sinajn.
Skam asnjë problem personal. Për veprimin, shumë njerëz dalin e na bëjnë moral duke thënë se ça janë këto akte, unë e pranoj nuk është e hijshme. Pro në një parlament ku shkelet me këmbë një opozitë e tërë. Në momentin që ne nuk marrim do të drejtat tona që na takojnë me kushtetutën si do të reagojmë”, tha Nallbati.
Nallbati tha se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se nuk do të ndalojnë aksionin e tyre. Sipas Nallbatit, parlamenti nuk bën asgjë tjetër përveçse noterizon vendimet e qeverisë.
“Ne nuk kemi përjashtuar asgjë, bojkoti është një momenti i ikjes Po bëjnë komisione online në mënyrë të kundraligjshme. Ne do të bëjmë gjithçka që seancat të bllokohen dhe mos të jenë normale. Pse mos të jetë normal e mbajtja e grevës në parlament. Sa kohë që parlamenti nuk bën asgjë tjetër përveçse noterizon vendimet e qeverisë çfarë funksioni ka që 140 veta të marrin rrogën. Vlerë ka kur diskutohet dhe pranohet argumenti dhe logjika kur është në shërbim të qytetarëve”, tha Nallbati.