Këngëtari dhe kantautori i njohur Pirro Çako ka laçuar së fundmi një këngë të re, e cila është një dedikim për djalin e tij.
Kënga e cila ka një tekst kuptimplotë dhe tejet emocionues titullohet “Tjetër Njeri”.
Çfarë e bën edhe më të veçantë këtë krijim të këngëtarit të mirënjohur është videoklipi, në të cilin janë djali dhe bashkëshortja e tij, duke plotësuar kështu portretin e bukur familjar.
Kënga vjen si pjesë e projektit “Triptik” të Pirro Çakos, i cili 20 ditë më parë lançoi në kanalin e tij në “Youtube”, baladën e parë të titulluar “Shpirt”.
Tashmë kompozitori i njohur është në përbyllje të këtij projekti, pasi së shpejti do lançojë këngën e tretë, të titulluar “Radio në qiell”.