Parashikimi yjor i kësaj jave sjell plot momente të ëmbla e erotike. Afërdita, planeti i dashurisë do të kalojë në shenjën që ajo udhëheq, Peshoren duke sjellë njohje, takime e momente shpërthyese. Në përmbledhjen javore për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se ngërçi i vetëm do të jetë fundjava, por përgjithësisht shenjat do të shijojnë ndikimin e Afërditës.

Meri Shehu: Kjo është një javë më e qetë, javën e kaluar e patëm disi jo me tufanë e shumë shira, por nuk pësuam ndonjë gjë, e kaluam. Kjo është një javë që fillon bukur sepse Afërdita në Virgjëreshë, gjithë Virgjëreshat e kanë Afërditën në shenjën e tyre dhe kjo iu bën mirë, do bëjë një lidhje shumë të bukur me Neptunin dhe kjo e bën ditën shumë pozitive nga ana erotike. Kemi edhe një lajm shumë të mirë kësaj jave. Afërdita nga Virgjëresha do futet në Peshore në datën 8 dhe i jep më shumë rëndësi komunikimit, bashkëpunimit, marrëdhënieve, diplomacisë, i do qetësojë gjërat, por edhe artit sepse futet në një shenjë që mbart shumë art brenda vetes. Fundin e javës do ta kemi pak problematik sepse Marsi përballet direkt me Uranin dhe po e kaluam datën 11-13 me qetësi, atëherë edhe luftërat do qetësohen.

Drejt përmbylljes së rubrikës, astrologia zbulon tre shenjat më të favorizuara të kësaj jave.

Meri Shehu: Fundin e javës do ta presim sepse Marsi në Akrep bën përballjen e fortë me Uranin në Dem. Unë do thoja atë shprehjen edhe zinxhiri më i trashë i floririt mund të këputet në hallkën e tij më të dobët në fundjavë.

Rudina Magjistari: Thembra e Akilit, kujdes.

Meri Shehu: Kujdes këtë pjesë. Pastaj do kalojmë datën 13, hënën e re që do i themi javës tjetër, përballjen e diellit me Uranin, edhe aty është një strumbullar i vogël. Po e kaluam edhe këtë me qetësi, besoj që diplomacia, e mira, e bukura dhe arti mund të zërë më shumë pjesë në jetën tonë. Është javë pozitive. Do ta shijojnë shumë shenjat Ujor, Peshore, Binjak që favorizohen më shumë erotikisht këtë periudhë. Jo marrëdhënie dokudo, në kuptimin që u takuam, u pamë, u ndamë, pastaj prit kur të takohemi pas një viti.

Bëhet një marrëveshje e mirë, një allishverish i bukur erotik kështu që do ta shijojnë të gjithë. Do iu japë sharmin dhe dëshirën edhe shumë njerëzve që të dalin sepse Afërdita në Virgjëreshë i kompleksoi pak njerëzit duke i bërë më të llogaritur, më të përmbajtur, kërkonin marrëdhënie më të sigurta, donin të ishin vërtet të bindur para se të hidhnin një hap, pyesnin pse, e analizonin një veprim të partnerit, shokut apo shoqes që do futej në marrëdhënie me ta. Tashmë njerëzit futen më me vrull, më me dëshirë qoftë edhe për të kaluar disa orë të këndshme dhe në bisedë e sipër mund të njohin e të kuptojnë më shumë njëri-tjetrin, plus diplomacia do luajë rolin e vet./tvklan.al