Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi.

Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompanio Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Siç raportojnë mediat turke, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap gjatë një operacioni në Stamboll.