Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku është parashikuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në kryesinë e Kuvendit ndodhen edhe edhe deputetët e opozitës. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete.
Ende nuk dihet nëse deputetët e opozitës do të bllokojnë edhe veprimtarinë e kësaj mbledhjeje siç kanë bërë me disa komisione dhe me dy seancat e fundit parlamentare.