Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se synohet që brenda fundit të këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë.

“Shqipëria është angazhuar aktivisht dhe ka treguar një rang të lartë në procesin analitik. Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për përfaqësimin shumë të mirë të Shqipërisë në negociatat për BE. Objektivi ynë është që të hapim grupin thelbësore nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave”, tha Soreca.