Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për dhënien me qira 1 euro të 57 mijë metrave katrorë në Portin e Vlorës për të ndërtuar një kompleks rezidencial.

Duke e quajtur një investime me rëndësi strategjike për vendin, Rama tha se investime të tilla nuk duhet të vihen në pikëpyetje pasi sjell ndikime të mëdha të turizëm.

“Në Vlorë do të ndërtojmë një nga 4 portet turistike të Shqipërisë. Ky është një ndikim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë arsye ne botë për të vënë në pikëpyetje të tilla investime që kanë një rëndësi strategjike për vendin tonë. Kur vendosen pikëpyetje lidhur me mënyrën si stimulohen investimet strategjike ne turizëm është mirë të kihet parasysh se çfarë bëjnë vendet e tjera. Investitorë shumë të rëndësishëm që na afrohen kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria për të investuar në turizëm. Ne nuk jam direkt mbështetje financiare, por fakti që e kërkojnë do të thotë se ndodh në shumë vende të tjera”- u shpreh kreu i ekzekutivit.