Aktorja e mirënjohur, Raimonda Bulku, në një intervistë në emisionin “Wake Up”, tregoi më shumë për planet dhe projektet e fundit ku po merr pjesë.
Bulku është parë që po xhiron bashkë me reperin e njohur, Noizy-n dhe aktorin, Blerim Destanin, filmin e shumëpritur me një produksion gjerman.
Raimonda tregon për momentin kur dëgjoi për herë të parë këngët e reperit: “Po, për fat jam duke xhiruar. Është film shqiptar, por tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe Noizy-n. Noizy është djali im. E kur kam shkuar në xhirime, kam hapur në “Google” dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t.
Dhe kur vajta i thashë “biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë”. Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në shesh-xhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin. Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta”.