Ish. Zëvendës ministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra ka folur në një lidhje me “Ballkan Update”, për Forumin e Paqes që do të zhvillohet këtë të premte në Francë, ku prezentë janë dhe dy liderat shqiptarë, kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti.

Shkodra u shpreh se pret që në këtë forum të trajtohen problematikat që ka veçanërisht rajoni jonë. Ai deklaroi se kryeministrat do të kontribuojnë që të ngrenë çështjet që shqetësojnë vendet e Ballkanit.

“Liderat botëror janë mbledhur në një forum për paqen në kryeqytetin e Francës, në Paris, ku janë prezentë dhe dy liderët e vendeve tona, siç është ai i Shqipërisë, kryeministri Rama dhe kryeministri i republikës së Kosovës, Kurti. Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky forum, por besoj do trajtohen disa nga problematikat që globi tani po vlon, duke filluar nga lufta e Ukrainës, kjo e fundit në Lindjen e Mesme, si dhe problemet në rajonin tonë shpresoj të zënë vendin e duhur. Mendoj që kryeministrat e vendeve tona do të kuntribuojnë me prezencën e tyre, duke ngrit çështjet që shqetësojnë vendet e Ballkanit”.

Më tej, sa i përket, aleancës së NATO-s, ai e konsideroi një nga forcat më të mëdha të sigurisë globale. Kjo aleancë ka ofruar prej vitesh siguri dhe për Kosovën, veçanërisht në situatën e saj me kufijtë.

“Gjithsesi është në fokus ky takim, aleanca e NATO-s është një prej forcave më të mëdhaja dhe e njëjta garanton në një numër të madh të vendeve sigurinë globale, e njëjta është që prej vitit 1999 në vendin tonë. Ofron mbrojtjen e kufijve të jashtëm të republikës së Kosovës dhe ka kontribuar në stabilizimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë”.