Kryeministri Edi Rama tha nga Pogradeci, ku drejtoi Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste se sot drejtësia në Shqipëri nuk është më farsë e telekomanduar siç ishte deri dje dhe kjo sipas tij falë PS.

Rama u shpreh se në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i të paprekurit dhe drejtësia ka nisur të marrë pamje tjetër duke fituar besimin e qytetarëve.

“Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm dhe kjo si erdhi? Erdhi nga qielli? Ka disa që thotë e solli Amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, që është PS. Dhe PS e ka pasur gjithmonë prirjen për të menduar më shumë për shtetin se të gjitha forcat e tjera politike”, tha Rama.