Kryeministri Edi Rama u fokusua sërish në sistemin e drejtësisë, ndërsa sot ndodhet në Peshkopi.
Ai u shpreh se reforma në drejtësi u krijua nga nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi.
Rama: Drita në fund të tunelit është ende e gjatë, është vetëm fillimi sepse drejtësia duhet të shtrihet në të gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi kemi prokurori dhe gjykata që këtë sens të barazisë para ligjit të cilin kanë nisur ta vënë në vend, ka akoma dhe më shumë për të bërë.
Kjo dritë është si rezultat i një faktori themelor që është Partia Socialiste. As nga Hëna, as nga Amerika as nga BE, erdhi si nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi, nuk do të bëhej dot nëse s’do të kishim mbështetjen e aleatëve. SHBA dhe BE ishin që në ‘91, nëse do ishte çështje që vjen me avion do e kishin sjellë me avion, nëse nuk ka vullnet shtetbërës të forcës qeverisëse, nuk ka fuqi në botë që mund të bëjë me telekomandë shtetin për një vend dhe një komb. Më vjen keq që dëmtohet ideja e politikës dhe forcohet mendimi se politika është diçka e keqe, është gjëja më e mirë që njerëzit kanë nën dispozicion për të ndryshuar jetën e tyre.
Në 2019 ikën fare, menduan se e gjithë Shqipëria do të ngjitej në mal dhe se do thonin o ju o ne se do të hidhemi në greminë. Organizatat ndërkombëtare thonë se Shqipëria ka një ndër ekonomitë më rezistente të rajonit.