Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në eventin e zhvilluar ditën e sotme “Siguri, vlerësim dhe mbështetje”, ndërsa prezantoi masat e reja ligjore për rritjen e sigurisë publike.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se tashmë ka një standard të ri për punonjësit e policisë, teksa vlerësoi punën dhe angazhimin e Policisë së Shtetit.
“Lajm i mirë i këtij viti ishte certifikimi i Shqipërisë si një destinacion europian me mikpritje të pankokurrueshme. Sot mund të themi se Shqipërisë iu pastrua imazhi i mirë. Vendi ynë u identifikua si një destinacion i sigurt”, tha Balla.
Më tej ministri shtoi se puna e policisë nuk do të ndalet në asnjë moment dhe se në fokus do të jenë grupet kriminale dhe çmontimi i tyre.
“Thirrja ime sot ndaj të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit kërkoj angazhimin maksimal. Besimi tek Policia e Shtetit duhet të avancojë në mënyrë të dukshme. E ardhmja nuk mund të krahasohet me të shkuarën”, tha ai.