Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të kësaj të marte kanë rinisur reshjet e borës dhe shiut në disa zona të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën në rrugë, ku thotë se qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa u ka bërë thirrje të udhëtojnë me kujdes, duke përdorur goma dimërore, zinxhirë dhe të ulin shpejtësinë.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastimin e akseve

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore