Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi thotë se sjellja e opozitës në seancën plenare të së hënës në Kuvend ishte e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rëndë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi tha se Sali Berisha do duhej të ishte tërhequr nga politika. “Më la shije shumë të keqe, ishte e papranueshme. Parlamenti përfundon në një sjellje të tillë, është jashtëzakonisht e rëndë. Duhet të ketë një kufi, një moral, një logjikë.

Edhe ata që i bëjnë dëmtohen vetë. Dëmtohen 6 miliardë eurot e shqiptarëve, paratë e tyre që u miratuan për 5 minuta. Përdorimi i akteve të tilla tregon mungesë totale të pushtetit, që ti të jesh i besueshëm. Nuk arrijnë të kuptojnë që janë aty se njerëzit kanë problematika. Kur them interesat e tyre, them gjithçka. Është dështim total i lidershipit politik. Nuk ndodh edhe në vende të botës së dytë, ku lidershipi të mos kuptojë prej 2 vitesh, që problemi nuk zgjidhet në këtë mënyrë. Lider është ai që arrin të tërhiqet vetë për të tjerët, jo të bëjë të kundërtën.

Kemi një klasë politike që ka 33 vjet që rri në qeverisje. Kriza këtu është e gjithashme, por krizën po e përjeton thellë opozita. Kur thotë Gazment Bardhi po e bën për hallet e popullit, vetëm për popullin nuk është duke e bërë. Kjo do kishte kuptim vetëm në vendet demokratike. Këto janë aspekte komike brenda tragjikes.

Në grupimin politik të zotit Berisha, aty përpos këtij tragjizmi, ka edhe një luftë të egër brenda. Bardhi me Nokën, Noka me Vokshin, ata po presin si disa grabitqarë, që Berisha të përfundojë politikisht, dhe këta të kapin çfarë të kapin. Lufta midis palëve nuk ekziston, por brenda palëve”, theksoi Zekthi.