Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi deklaroi se nuk ka siguri për jetën dhe se u ndje i kërcënuar pas kaosit dhe përplasjes që Rithemelimi shkaktoi në Kuvend.
“Këtu ka rrezik të vritesh, desh na vranë herën e kaluar. Po thereshim. Nuk kam siguri fizike.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që krahu këtej (grupi i PD) të kalonte vijën dhe të hidheshin në fyt (në parlament).
Nuk ka ndodhur që në Kryesinë e Kuvendit të vinin dhe të shqyenin dyert”, tha ai në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv .
Për deputetin demokrat Saimir Korreshi refuzimi i PS-së për tre kushtet është me qëllim.
“Kjo është e qëllimshme dhe ka një skenar pas. Po na marrin si fshesaxhinjtë duke u tallur me ne”, tha ai.