Grupi i Rithemelimit duket se nuk do të heqë dorë nga skenari i kaosit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave parlamentare me pretendimin se po u mohohen të drejtat e opozitës.

Pas mbledhjes me deputetët e grupimit të Berishës, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat tha se nuk do të ketë normalitet në Kuvend.

”Për sa kohë opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese nuk do të ketë punë normale në Kuvend. E drejta e opozitës për të çuar para reformën zgjedhore nuk zgjidhet duke u fshehur pas mbledhjes online apo shtimti të forcave të gardës. Do bllokojmë punën 2-ditore të parlamentit për diskutimin e buxhetit të vitit 2024”,tha Bardhi.