Hetimet ndaj grupit kriminal të përbërë nga trafikantë zyrtarë policie dhe ish-zyrtarë të lartë në polici nxorën në dritë 4 raste të trafikimit të lëndëve narkotike që ky grup kishte tentuar të kryente por ngarkesat u kapën nga autoritetet.
Konkretish kapja në janar të 2021, 446 kg kokainë në Holandë me origjinë nga Brazili, në shkurt të po atij viti 69 kg kokainë, e cila u kap në Brazil dhe 166 kg majruanë dhe 250 kg kokainë në Gjermani. Lëvizja e kokainës bëhej nga amerika e jugut nëpërmjet kontenierëve frigoriferikë të cilët transportonin mish ose lëng limoni të koncentruuar. Droga sigurohej nga një kontakt që sipas spak është i pa identifikuar por dyshimet janë se është Ergysh Dashi i ekzekutuar në janar të vitit të kaluar në Gyajakil.

Mes Ismail Zeneli me nofkën dajo, Eralbi Breçani me nofkën Toni, Besmir Murtati me nofkën “Kuksi” në rolin e porositsit dhe financuesve të lëndës narkotike ka shpesh komunikime për mënyrën se si do ta sjellin drogën në Europë. Rruga që ata zgjedhin si më të sigurt është fshehja e pakove të kokainës në dyshemenë e kontenierit. Herë të tjera zgjidhet tavani apo edhe pjesa e motorrit të kontenierit. Por për sasi më të vogla përmendet edhe kalimi me çanta. Shumë shpesh përmendet fjala pikat që nënkupton sasi më të vogël kokaine e cila mund të kalojë pa rënë në sy në porte dhe aeroporte.
Pritja që zgjat me javë derisa droga të kalojë në porte të ndryshme shoqërohet me shqetësim për shkak jo vetëm të shtetit por edhe të grupeve rivale që mund të vjedhin drogën e cila ka një vlerë të konsiderueshme dhe për të kanë investuar në përqindje të caktuara që varjojnë nga 20 deri në 30% të gjithë antarët e grupit. Por si në çdo biznes edhe në tregun e kokainës bëhej pazar. Nëse porositeshin mbi 300 kg duhet të paguanin 20% të vlerës paradhënie tek grosistët ndërsa nëse porosisnin më pak duhet të paguani 25%. Vendimmarrje në këtë iniciativë ka ismail Zeneli të cilin si Besmir Murtati dhe Eralb Breçani e respektojnë për shkak të eksperiencës që ka në këtë fushë.

Si kostot ashtu dhe fitimet në këtë biznes ishin të mëdha. Nga hetimi ka rezultuar se paratë e përfituara nga shitja e kokainës pastroheshin në një kompani me bazë në spanjë nëpërmjet sistemit Haëala, i cili funksionon si një subjekt banker por nuk bën lëvizje fizike të parave. Në një rast paratë e drogës në vlerën 500 mijë euro sillen në Shqipëri dhe shkëmbehen mes dy të panjohurve në hollin e një hoteli më mes të Tiranës.