Në Samitin e Diasporës në Ditën Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një ditë e veçantë që mbledh në një Shqipërinë me shqiptarët.

“Sot në ditën e arbëresheve e këtij samiti që mbledh në një Shqipërinë me shqiptarët. Në kapërcim të vitit 1466 Gjergj Kastrioti udhëtoi për herë të fundit në tokën Italiane. Kronikëshkruesit shprehen se me të zbarkuar në Ankona mbajti një lutje për arbërinë në kishë. Në Romë kaloi krishtlindjet bashkë me Papa Palin e II. Ai zgjodhi të rehatohej te një mik arbëresh aty ku sot ndodhet godina e presidencës së Italisë.

Kronikat e kohës tregojnë sesi Gjergji i Shqiptarëve kishte ngjallur kudo kureshtje, jo vetëm prej jehonës së guximit të triumfëve por edhe për gjuhën e pazakontë zakonet e panjohura të popullit të tij. Kurorët më të bukura janë ato që nuk fishken kurrë…”, tha Rama.