Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, shpall grevën. “Jemi në grevë. Largohuni’ tha ai në orën 09:53 minuta.

Nuk pritet të jetë një seancë e qetë as kjo e sotmja e cila zyrtarisht planifikohet të nisë në orën 10:00.

Deputetët e Berishës janë të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e një seance normale. Opozita me akuzën se maxhoranca po kërkon të asgjësojë opozitën kanë marrë karriget e deputetëve dhe i kanë vendosur përmbys të gjitha në foltore për ta bllokuar me qëllim që të mos lejohet asnjë deputet të flasë.

Deputeti i PS-se Qefalia perplaset me Spahon. “Na keni marrë karrigen. Kthe karrigen” thotë Qefalia. Seanca po vijon me përplasje verbale mes dy kampeve.

Momentalisht disa ministra kanë nisur të zënë vendet e tyre, ndërsa Berish po mban fjalën. Garda ndodhet në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast.

Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.Edhe këtë seancë, 6 deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.