Sektori i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranë ka arritur që të godasë disa argjendari të cilat shisnin produkte kontrabandë. Në total janë proceduar në gjendje të lirë 7 pronarë argjendarie, të cilë i kishin bizneset e tyre në Myslym Shyri, rruga e Dibrës etj.
Këta persona dyshohet se kishin futur kontrbandë mallra me vlerë të markave të njohura ku produktet e tyre nuk lejohen që të shiten në dyqane të palicencuara.
Dyshohet se këto produkte vinin nga Turqia drejt Shqipërisë. Ata akuzohen për kontrabandë dhe fshehje e të ardhurave.