Në kuadër të megaoperacioni policor antidrogë të koduar “Tempulli” në Kavajë u goditën 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike ‘cannabis sativa’, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.
Si rezultat i këtij operacioni, Policia arrestoi në flagrancë shtetasit: -B. D., 31 vjeç, Xh. H., 33 vjeç dhe Z. K., 23 vjeç; -F. Gj., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit B. D., Xh. H. dhe Z. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.
Në total, për të dyja rastet u sekuestruan rreth 655 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.