Nikoll Deda është pezulluar nga posti i tij si kryetar i Urdhrit të Stomatologëve.

Policia thotë se duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.