Nën tingujt e klarinetës së mjeshtrit Laver Bariu, tridhjetë anëtarë të shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota”, në Zvicër, si dhe familjarë, shënuan fillimin e jubileut 30-vjeçar të kësaj shkolle me moton “Të mësohemi të ecim shqip”.
Programi festiv u hap me një kolazh të pasur vallesh realizuar ndër vite nga kjo vatër kulture me renome ndërkombëtare. I pranishëm ka qenë edhe shkrimtari Ibish Neziri, i cili foli para një publiku të madh, për rëndësinë e veprimtarisë 30 vjeçare të “Shotës”.
Kjo shkollë model edhe për shoqatat e tjera që u formuan më vonë, në këtë përvjetor vjen pa themeluesin e saj, artistin Agron Bajrami, i cili ndërroj jetë 5 vjet më parë. Një vlerësim të veçantë për të e ka bërë edhe doajeni i gazetarisë shqiptare në Zvicër, Rexhep Rifati: I dashuri Agron, Ti që fluturove drejt qiellit, siç fluturove shesheve të metropoleve evropiane, me Shotën tënde, do të ruajmë përherë në kujtesë si një ikonë të kulturës shqiptare në mërgatë.
Para të pranishme foli edhe edhe Prof.Dr. Zymer Neziri, pastaj Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, mikeshat zviceriane Regula Bachmann dhe Barbara Burri etj.
Në vazhdim, 120 valltarët, këngëtarët e lahutarët e shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota”, në Zvicër në festën e vet të 30 jubilare, dhanë një program të pasur kulturo-artistik.