Pesë shqiptarët e parë janë nxjerrë nga territori i Gazës. Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, se pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen të sigurt tashmë në Egjipt, ndërsa shteti shqiptar vijon procedurat për kthimin e tyre në atdhe.

“Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”, shkruan Hasani.

Ai falendëron autoritetet izraelite dhe egjiptiane dhe diplomatët shqiptarë në këto dy shtete për kryerjen e këtij operacioni kompleks.