Shqipëria ka marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaron se në mbështetje të kësaj nisme, vendi ynë është i përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e Iniciativës së Evropës Qendrore në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ministri Hasani ka shprehur mirënjohje për punën e bërë nga Ministri për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë gjatë kohës që ka mbajtur presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore si dhe për mbështetjen e dhënë ndaj vendeve kandidate për anëtarësimin në BE.