Pas 9 vitesh është zbuluar e vërteta mbi vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë, në momentin kur një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, Jani Zoto, u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica. Ajo ishte me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.
Ngjarja shkaktoi bujë pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë e cila kishte shumë therje në trup. Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht. Kos është ishulli i tretë më i madh i Dodekanezit për nga zona, pas Rodosit dhe Karpatosit në Greqi.
Për këtë ngjarje nuk u zbuluan kurrë provat e mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Në muajin prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, Policia greke dëshmuan për pafajësinë e shqiptarit që specifikohej nga ADN e paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës. Po ashtu edhe nga fakti se Zoto kishte vetëm 5 minuta që ishte kthyer nga puna, të cilën policia greke e specifikoi si kohë e pamjaftueshme për të kryer atë krim.
54-vjeçari u dënua në qershor të vitit 2015 me burgim të përjetshëm, 3 vjet e 5 muaj burg dhe 1000 euro gjobë dhe vetëm së fundmi dolën prova të reja se ai nuk e ka kryer vrasjen për të cilën akuzohej dhe stigmatizuar.
Zoto dol inga burgu në muajin Prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, duke mos lejuar daljen e tij nga Greqia. Në korrik 2023, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN e gjetur në vendin e krimit.
Nga raportimet e policisë greke mësohet po ashtu se pakistanezi në vitin 2014 banonte në të njëjtin pallat me çiftin. Pas 9 vitesh Zoto ka fituar pafajësinë e tij, jo nga provat e patundshme të pafajësisë, por falë drejtësisë gjermane që ka mundur të arrestojë kriminelin pakistanez.