Rruga e Arbrit nuk do të jetë plotësisht e aksesueshme as në vitin që vjen. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shtyrë përsëri afatin për ndërtimin e tunelit të Murrizit, i cili duhej të ishte dorëzuar që në shtator të këtij viti. Sipas Ministrisë shkak për këtë shtyrje është bërë kompleksiteti i punimeve, për këtë arsye pritet që tuneli të dorëzohet në vitin 2025.
Ndërtimi i tunelit duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022, por u shty me 17 muaj për tu dorëzuar në shtator të vitit 2023, me të njëjtin argument, vështirësia në hapjen e tij për shkak të gjeologjisë së terrenit. Për vitin që vjen për koncesionin e Rrugës së Arbit janë parashikuar pagesa në vlerën 3.5 miliardë lekë. Në total vlera e këtij investimi është 40.3 miliardë lekë. Ndërkohë që prej nisjes së punës në vitin 2019, pagesat për këtë kontratë koncesionare përllogariten në rreth 15.7 miliardë lekë.
PAGESAT PËR KONCESIONIN E RRUGËS SË ARBRIT
Viti 2019 3,910,860 mijë lekë
Viti 2020 2,691,055 mijë lekë
Viti 2021 3,392,727 mijë lekë
Viti 2022 2,940,000 mijë lekë
Viti 2023 2,844,000 mijë lekë