Që në momentin e parë Jani Zoto tha se ishte i pafajshëm, por askush nuk besoi. 54-vjeçari mohoi të ishte vrasësi i partneres së tij, por drejtësia e dërgoi në burg të përjetshëm.

Ai qëndroi për 3 vite në qeli përpara se ngjarja të merrte kthese dhe të dilte i pafajshëm. Shqiptari, i cili u dënua për vrasjen e të dashurës së tij rumune në vitin 2014 në Kos të Grerqisë, tha protothema.gr se: “Në fund të fundit ka një Zot. Zoti pati mëshirë për mua dhe më ndihmoi të zbulohej e vërteta. Tani mund të them se ndihem i shfajësuar pas shumë vuajtjeve. Askush nuk më besonte se isha i pafajshëm. Të gjithë menduan se e vrava dhe më futën në burg padrejtësisht”.

Ndërsa për vitet që kaloi pas hekurave shtoi: “Tre vite të jetës sime i kalova përsëri në burg kur isha i pafajshëm dhe bërtisja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të “pagëzohesh” vrasës pa kryer asnjë krim. Ndjeva se po më shkatërrohej nderi dhe dinjiteti dhe nuk mund të bëja asgjë. Fëmijët e mi u mërzitën kur dëgjuan se babai i tyre ishte një vrasës”.

Ndërsa, ai përfundoi duke thënë se “ajo grua ishte shoqja ime, unë jetoja me të dhe nuk kishte se si ta lëndoja. Dua të vazhdoj jetën time dhe të lë pas këtë makth që do të më shënojë përgjithmonë”.

Si u zbulua autori i krimit

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçareje rumune 9 vite pas krimit. Nëna e tre fëmijëve u gjet e zhveshur në banjë e masakruar me thikë në vitin 2014. Për krimin u akuzua partneri i saj shqiptar, 54-vjeçar Jani Zoto, i cili mohoi përfshirjen në vrasje, por u dënua me burgim të përjetshëm.

Në muajin korrik është arrestuar në Gjermani një pakistanez, i cili ka rezultuar autor i krimit makabër dhe është tradhtuar nga gjurma e gishtit të dorës.

Pakistezi u arrestua në Gjermani për vjedhje dyqani dhe pas një hetimi u identifikua shenja e gishtit. Gjatë marrjes në pyetje ai raportohet se ka rrëfyer se kishte vrarë 43-vjeçaren Aciu Flopjca Aurica.

Në prill të vitit 2023, “Demokratiki” zbuloi se ishte vërtetuar mospërfshirja në krim e 54-vjeçarit shqiptar të dënuar në qershor 2015 me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë.

Jani Zoto u la i lirë me kusht dhe i ndalohej largimi nga jashtë vendit, si edhe duhej të paraqitej një herë në muaj në komisariatin e vendbanimit të tij.

Provat ishin gjurmët e gishtërinjve të marra nga pllakat e banjës pranë trupit të pajetë të 43-vjeçares dhe i përkisnin një pakistanezi që jetonte me bashkatdhetarët e tij në një apartament në katin e parë në pallatin ku u krye krimi.

Në një seancë në Gjykatën e Apelit të Dodekanezit, një punonjës policie kishte dëshmuar se krimi nuk mund të ishte kryer nga i akuzuari brenda 6 minutave, konkretisht nga ora 01.38 kur la punën në furrë buke dhe në orën 01.44 kur ka telefonuar për të informuar autoritetet për vrasjen.

Gjykata kishte urdhëruar ekzaminimin e pamjeve nga kamerat e pastiçerisë ku shqiptari punonte dhe në vendin e krimit, më tej deklasifikimin e telefonatave të bëra në celular.

Drejtoria e Hetimeve Kriminale ka dorëzua një ekspertizë laboratori, duke konfirmuar pretendimet e të shqiptarit, nga i cili rezultonte se ai po telefononte partneren e tij.

Më 14 prill 2014 në ora 13:54, Departamenti i Sigurisë është njoftuar nga Departamenti i Policisë së Kos se një grua ishte gjetur e vdekur në zonën e Platanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në orën 14.00, ku i priste 54-vjeçari, i cili duke u dridhur bërtiste: “E kanë therur djema, nuk mund ta besoj, kush e bëri?”.

54-vjeçari drejtoi policinë drejt shtëpisë së tij, ku trupi i 43-vjeçares u gjet në banjë.

Kufoma ishte në një pozicion shtrirë, e zhveshur nga beli e poshtë dhe të brendshmet e saj ishin hequr deri në gjunjë dhe kishte një prerje tërthore rreth tetë deri në dhjetë centimetra të gjatë në zonën e vulvës dhe një prerje në anën e jashtme të gjoksit të majtë.

Oficerët zbuluan se nuk kishte shenja dhune në derën e banesës, as në derën e oborrit të dhomës së ndenjes dhe se çelësi i shtëpisë ishte në pjesën e jashtme të derës, e cila ishte e hapur.

54-vjeçari ka pohuar se ka hapur me çelësa derën e banesës, si dhe derën e ballkonit. Ai pretendoi se kishte hapur derën e ballkonit, duke kërkuar ndihmë nga fqinjët.

Jani Zoto, i cili ndodhej në një pastiçeri, ku punonte pak larg nga vendi i krimit, mohoi përfshirjen në krim. Punëdhënësi i tij konfirmoi se ai ishte në punë dhe kjo u vërtetua nga kontrolli i kamerave të sigurisë së dyqanit, si dhe dëshmia e punonjësve.

Avokatët e tij këmbëngulën në faktin se nga hetimet e kryera rezultoi se ai ka qenë në punë në momentin e kryerjes së krimit, ndërsa më tej argumentuan se vrasësi është në arrati dhe nga analizat e ADN-së nuk rezultonte asnjë provë ndaj tij.

Në thoin, dorën e djathtë dhe pantallonat e viktimës është gjetur material nga një burrë i paidentifikuar.

Në kuzhinë u gjet një thikë buke, 31 cm e gjatë, e cila ishte vendosur në një gotë. Sipas deklaratave të fqinjëve, ata kanë dëgjuar zëra në rumanisht dhe një thirrje për ndihmë nga banesa rreth orës 13:00 dhe pak minuta më vonë rreth 13:30 , partneri i saj është shfaqur i tronditur dhe duke u dridhur duke thënë se e gjeti të vrarë.