Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 12-të në Superiore.
Një sfidë me shumë raste për korçarët, që kishin raste të shumta, por sërish nuk ia dolën të fitojnë.
Një gol i shënuar nga Ardit Nikaj me penallti në minutën e 26-të, i dha avantazhin Skënderbeut. I njëjti lojtar kishte dhe dy raste të pastra, por njëherë u ndal nga tranversa dhe herën tjetër nuk gjuajti dot mbi vijën fatale.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Tirana arriti të barazojë shifrat, me sulmuesin Kaina që përfitoi nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.
Edhe në pjesën e dytë dominoi skuadra e Gvozdenovic, provoi me Rashicën dhe Frenklin, madje ky i fundit shënoi, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tretë me 18 pikë.