Sali Berisha vijon të bëjë lojë dhe refuzon të njihet me vendimin e GJKKO që i ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë në kuadër të hetimeve për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Berisha e quan vendimin antikushtetues dhe vijon lojërat e tij, por si e vlerësojnë sjelljen e tij shqiptarët?Ndryshe nga Berisha, qytetarët e quajnë të drejtë vendimin e GJKKO dhe shumica kërkojnë që ish-kryeministri të paraqitet në SPAK.Të pyetur nga Report Tv, 60.0 % ose 1.225.000 e qytetarëve thonë “po” Berisha duhet të paraqitet në SPAK edhe pa një miratim paraprak parlamentar të masës së detyrimit për paraqitje.
14.5% ose 295.000 janë përgjigjur “anoj nga po”. 8.1% ose 165.000 qytetarë janë përgjigjur “anoj nga jo”, kurse 17.4% ose 355.000 qytetarë janë kundër vendimit që Berisha të paraqitet në SPAK pa një vendim të parlamentit.