Në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se bendi ynë ka bërë progres në reformat për integrimin në BE. Soreca theksoi edhe njëherë se Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.

“Raporti shënon që autoritetet shqiptare kanë vazhduar që të shprehin në mënyrë të përhershme angazhimin politik për integrimin strategjik të BE. KE njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat, duke përfshirë reformën në drejtësi. Shqipëria ka mbajtur përputhshmëri me politikat e huaja dhe ato të sigurisë. Ne njohim rolin që ka luajtur Shqipëria në këshillin e sigurisë. Shqipëria mbetet një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike në BE dhe rolit të saj si një partner i besueshëm i BE”, u shpreh Soreca.