Ditën e sotme janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku fokusi i diskutimit do të jetë projektbuxheti 2024. Por, pas kaosit që deputetët e Rithemelimit kanë krijuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e djeshme, Partia Socialiste për të shmangur përplasjen me deputetët e Sali Berishës ka zhvendosur mbledhjet e komisioneve online.
Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por Rithemelimi mund të përdorë sërish kaosin si prej javësh për të sabotuar punën. Në rast të bllokimit të punës, PS mund të marrë sërish vendimin për t’i zhvilluar edhe 5 mbledhjet e tjera online.
Rithemelimi vijoi sërish dje strategjinë e kaosit duke e bërë të pamundur punën në komisione parlamentare. Garda në mëngjes ndaloi hyrjen në Kryesinë e Kuvendit të 8 deputetëve të përjashtuar, por një pjesë kaluan kangjellat e më të shumtët hynë nga dritarja. Socialistët u detyruan t’i mbledhin komisionet online.
Komisionet që do të mbahen sot:
Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00
Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00