Kisha Katolike Universale e në mënyrë të veçantë Kisha katolike në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, kremton sot (5 nëntor) 38 Martirët e Lum të Kishës katolike të Shqipërisë, persekutuar në kohën e regjimit komunist.
Një mesazh në këtë të shënuar për Kishën Katolike ka ardhur prej Don Marjan Lumçit për Vinçenc Prennushi me 37 shokë, që gjatë regjimit komunist u burgosën e u torturuan.
Mesazhi i Don Marjan Lumçit
Mesazhi i Don Marjan Lumçit
Tiranë/ Aksident i frikshëm te Kryeministria, makina me shpejtësi ngjitet në trotuar dhe përplas çiftin e të rinjve (FOTO+VIDEO)
LEXO EDHE:
Tiranë/ Aksident i frikshëm te Kryeministria, makina me shpejtësi ngjitet në trotuar dhe përplas çiftin e të rinjve (FOTO+VIDEO)
Sot për Kishën tonë katolike në Shqipni asht një ditë e veçantë, ASHT DITA E TË LUMËVE MARTIRËVE TANË, që e derdhën gjakun për fe e atdhe duke na lanë si AMANET DASHNINË PËR ZOTIN E PËR KOMBIN.
Elita ma e shqueme e katolicizmit shqiptar u shfaros. Bilanci asht tragjik: U vranë 5 ipeshkvij, 60 meshtarë dioqezan, 30 rregulltarë françeskanë, 23 jezuitë, dhjetë seminaristë dhe tetë motra rregulltare, pa llogaritë laikët e shumtë që përbajnë një listë të pafundme.
Në Shqipninë tonë të vogël u konsumue ajo masakër që siç do të shprehej Sami Repishti: “Për katolikët shqiptarë nuk merr kuptimin e vërtetë e të plotë kjo tragjedi në se nuk pohohet publikisht dhe nuk pranohet me ndjenjë faji, si me ta padrejtë u vranë 140 meshtarë të cilët kishin kryer 450 vjet studime në 24 universitete të Europës e do të bënin mjerisht edhe 881 vite, pra gati 9 shekuj burg në tokën e tyre.
Vazhdon ma tej Sami Repishti duke thanë se: “tortura e vrasja e padrejtë merr kuptimin e plotë në qoftë se kujtohet edhe thanja në burg e Pandi Kristos, (një nga kriminelët e rregjimit komunist pasi kishte përfunduar për vete në burg, sepse kështu bajnë diktatorët gjithmonë, kur ju mbaron mishi i të ashtuqujtunve tradhtarë, fillon e i gjenë tradhtarët brenta miqve e bashkëpunëtorëve): Pandi Kristo thoshte: “ATO LLESHRAT E PRENGRAT I KEMI VRARË FAJ E PA FAJ VETËM SEPSE QENË KATOLIKË. ATA PO, KANË TË DREJTË TË ANKOHEN“.
E natyrisht, nuk bëhej fjalë për Lleshra e Prengra dosido, por për burra mentarë e patriotë si Llesh Marashi e Preng Cali, që banë kaq shumë për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.
Ta nderojmë kujtimin e tyne sot me një lutje, pa harrue se nderimi ma i madh ju bahet në kjoftë se u përngjamë në jetën tonë të përditshme.
Ju uroj javë të bekueme nën shenjën e dëshmisë së Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë.
38 martirët e Kishës katolike, që nga diktatura komuniste në Shqipëri u persekutuan e u dënuan, u shpallën të lum në Shkodër si sot, më 5 nëntor të vitit 2016, me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.