Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi Sali Berishën qesharak. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Amerika nuk frikësohet nga 10 karrige të thyera, duke ju referuar kështu kaosit që krijoi opozita në Kuvend. Sipas tij dhuna është mjeti i fundit që duhet të përdorë një organizatë politike e cila izolohet ndërkombëtarisht. Juristi theksoi se diçka e tillë është strategji e të gjithë forcave politike në degradim.
“Në fund të gjithë qëllimit që ka Berisha dhe grupi që i shkon pas janë dy elementë, e para të frikësojë SPAK-un, të kërcënojë prokurorët të cilët të mos vazhdojnë me vendime të mëtejshme dhe e dyta të pushtojë hapësirat televizive.
Sot duhet të kuptojmë se kemi disa personazhe të vdekur politikisht. Rithemelimi i ngjan një agjencie funerale ku janë mbledhur të gjithë politikanët e vdekur politikisht që nuk duhet të ekzistojnë,” – u shpreh Spahiu.