Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje anëtarëve të aleancës ushtarake që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, pavarësisht faktit se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hasin vështirësi për miratimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake.

“Ne jemi të detyruar të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Interesat tona të sigurisë janë gjithashtu në rrezik,” shtoi Stoltenberg.

Propozimi i presidentit amerikan Biden për të dërguar 60 miliardë ndihma në Ukrainë u hodh poshtë nga disa republikanë në Kongresin amerikan.

Administrata në Uashington, megjithatë, mbetet optimiste dhe beson se shumica e demokratëve dhe republikanëve në Kongres janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështesin Kievin.