Rreth 220 forca speciale, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe 7 vendet e rajonit, janë mbledhur në Bizë për javën e dytë të stërvitjes në nivel të Forcave Speciale. Gjatë stërvitjes “Strong Balkan-23”, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, janë testuar aftësitë personale, por edhe në grup, të forcave të Armatosura si në tokë edhe në ajër.

Ka pasur hedhje me parashutë, mes të cilëve edhe pjesëtarë nga forcat speciale shqiptare, që janë hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga helikopteri prej 1524 metër. Ndërkohë ka pasur shpërthim me eksploziv dhe qitje me snajper nga një distancë prej 1000 metrash.

Stërvitja “Strong Balkan 23”, zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Në këtë stërvitje marrin pjesë Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit. Nga kjo stërvitje Forcat Speciale përftojnë njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.