Ndërsa reshjet e dendura të shiut vijojnë mbi kryeqytet, shërbimet sociale të Bashkisë së Tiranës janë në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për personat në nevojë. I tillë është dhe rasti i Shpresa Spahiut që jeton e vetme në një apartament në katin përdhes të një godine në Njësinë Nr. 9.
Menjëherë grupet e punës të Bashkisë sëbashku me shërbimet sociale kanë shkuar në banesë, ku po punojnë për sistemimin e zonjës me aftësi të kufizuara si dhe për të ndërhyrë në banesën e cila ndodhet nën nivelin e rrugës.