Një zyrtar shëndetësor i Hamasit tha se më shumë se 80 njerëz u vranë të shtunën në sulmet e dyfishta në një kamp refugjatësh në Gazën veriore, duke përfshirë një shkollë të OKB-së që përdoret si strehë për njerëzit e zhvendosur nga lufta Izrael-Hamas.

“Të paktën 50 njerëz u vranë në një sulm izraelit në agim në shkollën Al-Fakhura të OKB-së në kamp, ​​e cila ishte shndërruar në një strehë për palestinezët e zhvendosur”, tha një zyrtar në ministrinë e shëndetësisë të Gazës. Një sulm tjetër në kampin e refugjatëve Jabalia vrau 32 njerëz nga e njëjta familje, 19 prej tyre fëmijë. Ministria publikoi një listë me 32 anëtarë të familjes Abu Habal që ndërruan jetë. Izraeli lajmëroi palestinezëve që të lëvizin nga veriu i Gazës për sigurinë e tyre, por sulmet ajrore vdekjeprurëse vazhduan të godasin zonat qendrore dhe jugore të territorit të ngushtë bregdetar.

Një ditë më parë objektit ku rreth 2,000 njerëz ishin të strehuar. Kolona të sëmurësh dhe të plagosurish u panë duke u larguar nga spitali Al-Shifa drejt bregut të detit pa ambulanca së bashku me njerëz të zhvendosur, mjekë dhe infermierë, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan rreth objektit.

Izraeli ka bërë presion për operacione ushtarake brenda spitalit, duke kërkuar për qendrën e operacioneve të Hamasit, për të cilën thotë se ndodhet nën kompleksin e spitalit, një akuzë që Hamasi e mohon.Fushata ajrore dhe tokësore e ushtrisë izraelite ka vrarë 12,000 njerëz, përfshirë 5,000 fëmijë, sipas qeverisë së Hamasit, e cila ka sunduar Gazën që nga viti 2007. Sipas shifrave të OKB-së, rreth 1.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Gazës nga gjashtë javë luftime.