Sipas raportimeve të fundit në internet, Adele ka “konfirmuar” martesën e saj të dytë me partnerin Rich Paul. Thashethemet kanë qarkulluar për shumë muaj për yllin britanik të popit dhe martesën me Paul – një agjent sportiv, i njohur për punën me yllin e NBA-së, LeBron James. Sipas lajmeve, Adele iu referua si “burri im” gjatë një shfaqjeje në Las Vegas, shtatorin e vitit të kaluar.
Përdorues të shumtë të mediave sociale filluan të postojnë gjatë fundjavës momente nga shfaqja e parë stand-up në SHBA, nga komediani britanik Alan Carr (një nga miqtë më të ngushtë të Adelës). Sipas postimeve, Carr gjeti një moment gjatë emisionit për të pyetur të ftuarit nëse dikush ishte martuar kohët e fundit, dhe Adele u përgjigj: “Unë po!”
Adele dhe Paul u takuan për herë të parë në një festë shumë vite para se të nisnin një lidhje, por vetëm në vitin 2021 ata filluan për herë të parë një romancë, dy vjet pasi këngëtarja kishte dorëzuar kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, me të cilin këngëtarja ka një djalë. “Ai ishte gjithmonë aty, thjesht nuk e kisha parë”,- tha Adele për Paul në kopertinën e “Vogue 2021”, intervista e saj e parë pasi konfirmoi publikisht lidhjen. Kur erdhi Rich, vazhdoi ajo, menjëherë pati një ndjenjë sigurie dhe rehatie në marrëdhënie. “Nuk ndihem e shqetësuar, nervoze apo e trazuar. Është krejt e kundërta.”
Me kalimin e viteve që nga ajo kohë, çifti janë parë më shpesh të ulur në takimet e basketbollit, duke mbështetur klientin e Paul, lojtarin e L.A. Lakers, James. Por Paul ka mbështetur edhe partneren e tij: si në fillim të këtij viti, kur ata morën pjesë së bashku në ndarjen e çmimeve “Grammy”, ku këngëtarja mori çmimin e performancës më të mirë pop për këngën “Easy on Me”.
Statusi martesor i Adele ka qenë një ndër thashethemet e internetit përgjatë këtij viti. Ndërsa viti 2023 po i afrohet fundit, këngëtarja ka vendosur t’u japë fund zërave duke konfirmuar se është znj. Rich Paul.