Shqipëria përballet nesër në Air Albania me Ishujt Faroe, ndërsa Sylvinho paralajmëroi ndryshime në fushë. Në konferencën një ditë para ndeshjes, Sylvinho tha se ndeshja me Moldavinë ishte e vështirë dhe se nesër kanë objektivin e dytë, që të ruajnë kryesimin e grupit E.

Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë. Ankthin e menaxhuam mirë edhe ne, avash-avash, pastaj në 10 minutat e fundit ishte shumë e vështirë. Të relaksohesh asnjëherë, nuk është në fjalorin tim, ne duhet të shkojmë te objektivi i dytë. Janë 22 mijë persona që do të vijnë nesër për të na dhënë mbështetje. Ishte shumë e bukur, kemi fituar të tre ndeshjet në shtëpi. E vetmja humbje e Moldavisë ishte me ne. Pastaj nuk duhet të relaksohemi, kemi stërvitje, të kuptojmë lojtarët dhe hedhim në fushë njerëz të freskët për ndeshjen e nesërme.

Tifozët vijnë për festë dhe ne shkojmë të punojmë me seriozitet. Ndryshime? Është e vështirë. Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët, e kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme.

Trajneri Sylvinho, i pyetur nëse do të marrë nënshtetësinë shqipatrem njëjtë si De Biazi kur kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në europian, ka thënë se ndihet shqiptar në shpirt.

De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?

Sylvinho: Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur”, u shpreh Sylvinho.

I pyetur nëse e tremb shorti i dhjetorit, ku do të vendoset kundërshtarët për finalet në Euro 2024, Sylvinho tha se kombëtarja shqiptare është në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ai e theksoi se e rëndësishme është që të dalin të parët në grup.

Nuk shqetëson për të evituar kundërshtar në short. Duhet të fitojmë jo për të shkuar në vazon e dytë. U kualifikuam një ndeshje para se të mbylleshin ndeshjet në grup dhe padyshim kjo është një gjë fantastike. Kemi shatë ndeshje pa humbje dhe një mbrojtje solide, jemi në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ndaj nuk mendoj shumë për skuadrat që do të na japë shorti. Të dalim të parët në grup është e mrekullueshme.