Midis të burgosurve palestinezë të liruar nga burgjet izraelite është edhe një vajzë 26-vjeçare, aktiviste palestineze e burgosur kur ajo ishte 16-vjeçare. CNN ka publikuar një video nga momenti i ribashkimit emocional me nënën e saj pas 10 vitesh.

Gati shtatë javë pas luftës, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të bëjë të mundur kthimin e 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite në këmbim të lirimit të të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur në Gaza, gjatë një pauze katër-ditore. në luftime, duke sjellë shpresë për shumë familje. Fillimisht pritej të liroheshin pengjet e parë që të enjten, por Këshilli i Sigurisë Kombëtar të Izraelit tha atë ditë që asnjë peng nuk do të lirohej para të premtes.