Në këtë të diel të ftohtë nëntori, Thumana u zgjua vonë. Ndryshe nga ai 26 nëntori i 2019 ku gumëzhinte nga britmat e njerëzve dhe sirenat e ambulancave, mëngjesi e gjeti të shkatërruar dhe në lot.

“Pas 4 vitesh, dhimbja nuk është shuar në epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Thumana tanimë është shndërruar në një qytezë ku janë ndërtuar 14 pallate të reja dhe janë rindërtuar 155 banesa ku tanimë janë strehuara të mbijetuarit e atij tërmeti, ku humbën jetën 51 persona.”

“Unë kam banuar tek pallati që është shembur i tëri dhe ku pati 8 viktima. Mezi dolëm. Mbeti vetëm një pjesë e pashembur në katin e parë ku unë jetoja, që shpëtuam”- tha një banore.

“Na zuri brenda, u bllokua dera. Sikur edhe një lëkundje tjetër të kish do të shembej dhe ajo shtyllë betonim ku ishim futur e ne sot do të ishim harruar”- tha një tjetër banor.

“Aman mos na e kujto atë ditë të tmerrshme. Ç’të shikoje, një tmerr i vërtetë”- tha një tjetër.

Përveç kujtimeve të këtyre banorëve që do të mbeten gjatë në mendjet e tyre pasi pati shumë humbje jetësh, sot Thumana duket krejt tjetër sikur nuk ka ndodhur asgjë. “Sikur mos të kishin humbur jetën ata do të ishim dhe më mirë. Faleminderit Zotit dhe njerëzve që na ndërtuan shtëpitë”- tha një qytetar tjetër.