Të varfër, me kursime në banka. Kontrasti i për ketvendit tonë me 42 për qind e popullsisë që kanë në xhepa më pak se 550 lekë për të shpenzuar në ditë.
“Unë punoj dhe ha, nuk kam kursime”. Nuk na del për të kursyer. Kurse sot e kurse nesër, nuk kemi ça bëjmë”.

“Në këtë vend jemi. Nuk del dot jashtë kornizës”.

“Po jo. Ku ka. Nuk kemi ndonjë buxhet për të kursyer. Nuk na del”, thonë qytetarët.
Ana tjetër e medaljes janë depozitat në banka me nivelet më të larta që prej viteve ‘90. Në fund të tetorit, paratë e kursyera arritën në 547.5 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë më tepër se një vit më parë. Edhe më shumë janë zgjeruar depozitat në valutë, që në tetor kapën nivelin e gati 7.3miliardë eurove. Ato janë 1.05 miliardë më tepër se gjatë 2022-shit. Sipas Bankës së Shqipërisë janë pikërisht individët ata që po shtojnë më shumë kurime në banka, por çfarë ka ndodhur?

“Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë. Dhe në të vërtetë depozitat në valutë të qytetarëve në tetor kapën nivelin e 5.27 miliardë eurove, duke u zgjeruar me 640 milionë euro në raport me një vit më parë. E kundërta ka ndodhur me kursimet në lekë, të cilat rezultojnë të jenë rrudhur me gati 13 miliardë lekë në raport me tetorin e vitit 2022.

Mirëpo, ka edhe një tjetër arsye sipas ekspertëve të ekonomisë që po zgjeron depozitat në banka, si në lekë, ashtu edhe në valutën ajo është frika nga investimet. Kjo do të thotë më pak qarkullim parash, e rrjedhimisht ngadalësim i rritjes ekonomike.