Tensione jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku Garda ka vendosur që të mbyllë derën, duke bërë që deputetë të opozitës, të përjashtuar dhe jo vetëm, mos të futen në institucion.
Deputetë të opozitës që bëjnë thirrje që Garda të hapë derën: “Jeni të përdhunuar nga ky regjim, turp!”, dëgjohet teksa thotë Sula. Ndërkohë, Salianji i drejtohet Gardës duke thënë; “Luftë do të bëni?”.
“Hapni derën se latë nam, o turp, do vemi në komision o njerëz! Deri në këtë pikë nuk ma kishte marrë mendja… ne po kërkojmë të na japin 100 mln euro… po të hyjmë në komision pra po kërkojmë. Ne s’kemi as njoftim as asgjë…”, tha Sula.