Një tërmet me magnitudë 5.2 rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm (3 nëntor) Evian në Greqi, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.
Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se ku ka pasur dëme në njerëz, por dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe rrugë pranë epiqendrës të cilat janë shembur.
“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos
Ndërkohë, banorët pranë epiqendrës në Mantoudi, menjëherë pas tërmetit të fortë kanë dalë në rrugë.
Nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yiannis Kantzouras tha se, “tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë, të gjithë kanë dalë në rrugë, qytetarët janë të friksuar po dridhet nga mundësia e një tërmeti më të madh”.